Fshi llogarinë tënde në Nafaka

Përditësuar më: 28 nëntor 2026

Ky është një përkthim në shqip për lehtësi leximi. Në rast mospërputhjeje, vlen versioni në anglisht.

Mund ta fshish llogarinë në Nafaka dhe të dhënat personale të lidhura me të në çdo kohë. Fshirja është e përhershme dhe nuk kthehet.

Fshije llogarinë në aplikacion

Kjo është mënyra më e shpejtë. Emrat e butonave janë ashtu siç shfaqen në aplikacion.

  1. Hap Nafaka dhe kyçu në llogarinë tënde.
  2. Shko te Profili, pastaj Cilësimet.
  3. Shtyp "Fshi llogarinë".
  4. Shkruaj FSHI për ta konfirmuar dhe shtyp "Fshi përgjithmonë".
  5. Del nga llogaria dhe llogaria jote fshihet.

Nuk e hap dot aplikacionin?

Na shkruaj nga adresa e regjistruar në llogarinë tënde dhe e fshijmë për ty. Verifikojmë që kërkesa vjen nga zotëruesi i llogarisë dhe e përfundojmë brenda 30 ditësh.

  • Dërgoje email-in te support@nafakaapp.com.
  • Përdor temën "Fshini llogarinë time në Nafaka".
  • Shkruaj emrin që ke në profil, nëse e mban mend.

Dërgo kërkesën për fshirje me email

Çfarë fshihet

Kur fshihet llogaria, këto hiqen menjëherë nga sistemet tona aktive:

  • llogaria dhe të dhënat e kyçjes
  • profili: emri, data e lindjes, gjinia, përshkrimi, interesat dhe hollësitë e tjera që ke shtuar
  • fotot, përfshirë fotot që ke dërguar në biseda
  • pëlqimet, kalimet, match-et dhe mesazhet
  • bllokimet dhe raportimet që ke dërguar

Çfarë mund të ruajmë

Kopje mund të mbeten në kopjet rezervë të enkriptuara deri në 30 ditë para se të mbishkruhen. Mund të ruajmë edhe informacion të kufizuar më gjatë kur e kërkon ligji ose për të hetuar çështje të rënda sigurie, si raportimet për sigurinë e fëmijëve.

Regjistrat e vendimeve të moderimit (vendimi, arsyeja dhe koha; pa foto) ruhen 12 muaj dhe pastaj fshihen automatikisht. Raportet e përplasjeve, të palidhura me llogarinë tënde, i mban ofruesi ynë i raportimit të gabimeve deri në 90 ditë.

Abonimet

Fshirja e llogarisë nuk e anulon abonimin Nafaka Premium. Anuloje te llogaria jote në dyqan që të mos ngarkohesh përsëri:

  • iPhone: Settings, emri yt, Subscriptions, Nafaka, Cancel Subscription.
  • Android: Google Play, ikona e profilit, Payments and subscriptions, Subscriptions, Nafaka, Cancel subscription.

Pyetje

Lexo si i trajtojmë të dhënat e tua te Politika e privatësisë, ose kontakto mbështetjen te support@nafakaapp.com.